Mbi 20 mijë fëmijë janë analfabetë në Maqedoni

Në fund të vitit akademik 2014, numri i nxënësve në shkollat fillore ishte 190.541, shifra këto që paraqesin një rënie prej 1.8 për qind në krahasim me vitin paraprak. Edhe në shkollat e mesme numri i nxënësve në fund të vitit akademik 2013/2014 ishte 84827 nxënës e që paraqet një rënie prej 4.2 për qind në krahasim me vitin e 2013. Sot janë rastet e shumta të largimit të nxënësve nga detyrimi shkollor për shkaqe të ndryshme, ashtu që nga viti në vit bie interesi për mësim dhe për shkollë përkundër faktit se arsimi fillor dhe i mesëm në Maqedoni është i detyrueshëm me ligj, njofton gazeta KOHA.

Kushtet e ekonomisë së tregut ndikojnë që shumë prindër të përdorin fëmijët si burim fitimi, duke i detyruar për të shitur cigare, ëmbëlsira e gjësende si rroba, pajisje të ndryshme nëpër bulevardet e qyteteve. Faktor tjetër i rëndë është migrimi i përkohshëm dhe i shpeshtë në shtetet e ndryshme të botës, pastaj mosadaptimi dhe socializmi me të tjerët, mosregjistrimi i fëmijëve në shkollë, dallimet e nivelit arsimor në mes të gjinive etj. Të gjithë këta faktorë e shtojnë numrin e fëmijëve analfabetë. Sipas Ambasadës për të drejtat e fëmijëve “Megjashi”, ka kategori të ndryshme të fëmijëve që e kanë ndërprerë shkollimin ose janë larguar tërësisht nga shkolla. 

Ndryshe, të dhënat statistikore sipas regjistrimit të fundit në vitin 2002 treguan se nga mosha 10-vjeçare e përpjetë nga gjithsej 1.756.606 qytetarë të Maqedonisë, numri analfabetëve ishte 63.562 ose 3.6 për qind dhe nga ky total 1,7 për qind ishin meshkuj dhe 5,5 për qind femra.

Lajme të ngjashme

Back to top button