Jahjaga fillon vizitën në Shqipëri, takon Presidentin Bujar Nishani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka mbërritur sot në Tiranë në kuadër të vizitës së saj dy ditore, ku iu është rezervuar një pritje me nderime të larta shtetërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë zyrtare organizuar në selinë e Presidencës, Jahjaga dhe delegacioni që e shoqëron është pritur nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Më pas Nishani dhe homologia e tij kosovare kanë nisur një takim kokë më kokë. Gjithashtu do të realizohet edhe një takim mes dy delegacioneve përkatëse në Presidencë.

Pas përfundimit të takimeve dhe bisedimeve mes dy delegacioneve, Nishani dhe Jahjaga do të zhvillojnë një konference të përbashkët për mediat.

Lajme të ngjashme

Back to top button