Trenat në dispozicion vetëm për refugjatët

Sot është dita e dytë prej kur është bllokuar tërësisht komunikacioni hekurudhor në Maqedoni pasi që nga dje pasdite punëtorët po e bojkotojnë punën, të pakënaqur me vonesën e pagave. Janë lëshuar vetëm tre trena për transport të refugjatëve, njofton Mia.

Sipas Sindikatës së pavarur të personelit hekurudhor të Maqedonisë bojkoti po vijon për shkak të vonesës së pagave, harxhimeve materiale dhe sigurimit shëndetësor për muajt korrik dhe gusht, me ç’rast edhe kërkojnë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Nuk do t’i kryejmë detyrat tona derisa nuk arrihet takimi që e kërkojmë dhe nuk bëhet paga e plotë për korrikun. Për pagën e gushtit kërkojmë respektim të ligjit për pagesë deri më 25 të këtij muaji”, ka deklaruar kryetari i Sindikatit Dushko Cakarovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button