VMRO dhe LSDM nuk pajtohen për zëvendësit e Prokurorit Special

Zëvendësit e Prokurorit Special janë pengesa e fundit mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së drejt marrëveshjes përfundimtare për strukturën e prokurorit special. LSDM-ja kërkon që prokurori i ri special të ketë edhe 12 zëvendësues, njofton Alsat-M. Në këtë mënyrë, sipas LSDM-së, prokuroria speciale do të jetë më funksionale, ndërsa do të mund të zhvillohen më tepër procese gjyqësore njëkohësisht, për shkak se zëvendësit do ta përfaqësonin prokurorin special në gjykatë.Jo zyrtarisht, edhe ndërmjetësit ndërkombëtarë janë të bindur se duhet të ketë zëvendës prokurorë.

Për VMRO DPMNE-në, kjo kërkesë e LSDM-së është jo reale dhe mbi të gjitha antikushtetuese. Kushtetuta sipas tyre përcakton qartë sistemin gjyqësor në vend, ndërsa prokurori special me kryeprokuror dhe 12 prokurorë do të nënkuptonte sistem paralel brenda vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button