Merkel: Duhet të intensifikojmë bisedimet me Turqinë për çështjen e refugjatëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në lidhje me çështjen e rrefugjatëve që mbërrijnë në Europë tha se është e nevojshme intensifikimi i negociatave me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kancelarja Merkel në kuadër të bisedimeve të buxhetit në një fjalim në Parlamentin Federal (Bundestag) ka kërkuar që të jenë në një bashkëpunim më të ngushtë me vendet trazit që përdoren për ardhjen dhe kalimin e refugjatëve.

Merkel e cila tha se “duhet të intensifikojmë bisedimet me Turqinë përsa i përket itenerarit Hungari e më pas Austri dhe Gjermani” ajo ka theksuar se ditën e djeshme ka kryer një bisedë telefonike me Kryeministrin Ahmet Davutoğlu dhe se do të vazhdojë këto bisedime.

Duke vënë në dukje se Kryetari i Këshillit të BE-së Donald Tusk sot do të bisedojë në Turqi me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan Merkel është shprehur se “Duhet të shprehim se Turqia në vitet e fundit ka marrë një përgjegjësi të madhe. Ndoshta këtë e kemi vërejtur si natyrale dhe menduam se do të vazhdonte si e tillë. Ndërsa në anën tjetër në çështjen e refugjatëve duhet të kërkohen bashkëpunime llogjike me Turqinë”.

Kancelarja gjermane duke ritheksuar se refugjatët duhet të ndahen në mënyrë të drejtë në vendet Europiane ajo ka paraljmëruar gjithashtu se edhe refugjatët duhet të përshtaten ndaj vendit.

Merkel ka theksuar më tej se formimi i një shoqërie paralele në vend nuk do të trajtohet me tolerancë.

Duke dënuar sulmet kundër kampeve të azilantëve Merkel tha se sulmet ndaj njerëzve dhe kampeve të azilantëve si dhe përhapja e mesazheve të urrejtjes janë të shëmtuara dhe të turpshme. Merkel ka vënë në dukje gjithashtu se në kuadër të shtetit ligjor këto do të kenë një kundërshtim të fortë dhe ka theksuar se këto janë të vlefshme edhe për publikimet në Internet.

Kancelarja pasi ka vënë në dukje se problematika e refugjatëve është një problem i BE-së ajo është shprehur se “Nëse Eurpa dështon në çështjen e refugjatëve atëherë humbet efekti i rëndësishëm i formimit të Europës së bashkuar”.

Merkel ka pohuar më tej se për gjetjen një zgjidhjeje të pranueshme dhe për të qenë në solidarizim do të vazhdojnë përpjekjet për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button