Kerry: Amerika do të pranojë më shumë refugjatë sirianë
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka deklaruar sot se SHBA-të “janë të përkushtuar për të pranuar më shumë refugjatë sirianë që ikin nga lufta në atë vend”.
Kerry u është drejtuar gazetarëve pas takimit me përfaqësuesit e Kongresit. Ai nuk ka specifikuar se sa refugjatë do të pranohet, e as kur, raporton Reuters, transmeton Indeksonline.
Që nga fillimi i luftës civile në Siri, SHBA-të kanë pranuar rreth 1500 refugjatë, ndërsa pranimi i rreth 300 të tjerëve pritet deri në tetor, ka njoftuar Stejt Departamenti.