Australia do të pranojë 12 mijë refugjatë sirianë

Kryeministri australian, Tony Abbott njoftoi se Australia pas Irakut do të godasë edhe objektivat në Siri dhe gjithashtu vendi i tij do të pranojnë edhe 12 mijë refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Abbott në një konferencë për shtyp në Canberra ka njoftuar vendimet e qeverisë në lidhje me çështjet rreth axhendës së Australisë për pranimin e refugjatëve dhe të ofensivës ajrore në Siri.

– “Nuk do të godasim Asadin, por DAESH-in”-

Abbott duke vënë në dukje se Australia do të marrë pjesë në ofensivën ajrore e cila vazhdon kundër DAESH në Siri tha se: “Është e nevojshme për të rritur veprimin ushtarak në Siri. Duhet të veprojmë edhe me zemër edhe me mendje. Duhet të qëndrojmë përballë atyre që duan të shkatërrojnë jetën në një vend demokratik dhe të lirë dhe të cilët duan të krijojnë shtetin e terrorizmit. Avionët tanë luftarakë do të kenë objektiv DAESH-in, dhe nuk do të kenë në objektiv Asadin megjithëse mund të jetë i keq”.

Australia e cila javën e kaluar kishte marrë një ftesë zyrtare nga SHBA për pjesëmarrjen në ofensivën ndaj DASEH në Siri, kishte kërkuar kohë që të shqyrtonte nëse kishte apo jo bazë ligjore për operacionin.

– Refugjatët do të zgjidhen nga pakicat-

Abbott duke theksuar se 12 mijë refugjatët që do të pranohen në Australi do të jenë të përhershëm dhe duke nënvizuar se refugjatët do të zgjidhen nga “pakicat” të cilët janë në situatën më të nevojshme tha se: “Gratë, fëmijët dhe familjet… nga pakicat që janë persekutuar, strehuar në Jordani, Liban dhe Turqi janë ata që kanë më shumë nevojë…”.

Abbott gjithashtu duke theksuar se nuk do të bëjnë dallime në përzgjedhjen e refugjatëve, u shpreh se: “Ne i japim përparësi të gjithëve”.

Pas përcaktimit saktësisht se refugjatët që do të pranohen do të jenë “nga pakicat” komentohet se muslimanët nuk do pranohen. Ndërsa theksohet se pakicat në Siri dhe Irak përbëhen nga krisitianët, Jezidi dhe Druzët (Durzi).

– Partia e Gjelbër dënon vendimin për pjesëmarrje në ofensivën në Siri –

Ndërsa lideri i Partisë së Gjelbër, Richard Di Natale, në një deklaratë me shkrim në faqen zyrtare të partisë në internet duke dënuar vendimin e Abbott për ofensivë në Siri,ka paralajmëruar se ky vendim do të nxisë ekstremizmin dhe krizën e refugjatëve.

Natale gjithashtu u shpreh se si rezultat i përpjekjeve të australianëve qeveria u detyrua të pranojë 12 mijë refugjatë dhe se ai ndjehet i gëzuar. Ai ka shtuar më tej se “në një kohë që shoqëria jonë dëshironte të tregonte mirësi ndaj atyre që largohen nga lufta në Siri, kryeministri Abbott hedh bombën”.

Natale gjithashtu shprehet se: “Nuk ka një bazë ligjore dhe as një strategji për ofensivën që do të ndërmerret në Siri. Ky është një vendim që duhet ta marrë Parlamenti dhe jo një kryeministër i pa lumtur që përpiqet të fshehë dështimin e tij politik”.

Lajme të ngjashme

Back to top button