Largoni yndyrën nga flokët me këtë reçetë

Që të largoni yndyrën e tepër nga flokët, trajtoni ato me recetën e mëposhtme:

Përbërësit:

1 lugë mjaltë

½ gotë uthull molle

2 lugë lëng limoni

10 pika vaj livandoje

Përgatitja:

Përzieni këto përbërës në një tas deri sa të tretet dhe shkrihet mjalti. Lagni flokët me peshqir me ujë dhe vendoseni maskën pastaj në kokë duke filluar që nga rrënja (skalpi) gjer në gjatësinë e majave të flokëve. E lini trajtimin të qëndrojë në flokë të paktën 20 minuta pastaj lani kokën me shampo dhe fshijeni me peshqir të butë. Kujdes mos i fshini shumë flokët me peshqir sepse do të elektrizohen, pastaj do të krijojnë një formë aspak të pëlqyeshme për ju. Përdoreni këtë maskë të paktën një herë në javë që të vëreni ndryshime magjepsëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button