Mediat e huaja komentojnë ndeshjen Shqipëri – Portugali

Fitorja në Elbasan Arena me Shqipëri është komentuar si festë në mediat portugeze, të cilat shkruajnë se suksesi edhe pse i vuajtur është si një hap i sigurtë drejt fazës finale të Euro 2016. Gazetat portugeze e shohin Europianin pranë, pasi kryesojnë grupin 3 pikë të shkëputur nga Danimarka, kundërshtari i radhës.

E perditshmja sportive më e madhe në vend “A Bola” e hap me titullin simbolik: Rroftë Franca. Mediat italiane, që ndjekin gjithmonë me interes Gianni De Biasin shkrujanë se Shqipëria u mund në frymën e fundit, me Sokol Cikalleshi që goditi shtyllën, por nuk arriti të shënonte gol.

Në Serbi humbja me Portugalinë shikohet si një detyrim për përfaqësuesen shqiptare që të fitojë ndaj ekipit të tyre. Ata i kujtojnë ekipit të tyre se goditja fatale erdhi në kohën shtesë. Shqipëria do të luajë më 8 tetor me Serbinë në Elbasan Arena. Në të njëjtën ditë në Braga, Portugalia do të presë Danimarkën.

Lajme të ngjashme

Back to top button