Ronaldo luajti i lënduar ndaj Shqipërisë

Formën jo të mirë të Cristiano Ronaldos të treguar mbrëmë në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Portugalisë, menaxheri i skuadrës portugeze Fernando Santos, e arsyeton me faktin se portugezi ishe paraqitur në fushë i lënduar.

“Fakti që Cristiano Ronaldo nuk shënoj në Shqipëri është se ai është paraqitur në fushë i lënduar. Ai kishte dhimbje, të cilat ishin pengesë që ai të shënonte. Ai është një futbollist i cili ka shënuar 50 gola gjatë një sezoni, pra nuk është e çuditshme nëse ai nuk arrin të shënojë në ndonjë ndeshje.

Në ndeshjen ndaj Shqipërisë ai tregoi një shpirt luftarak, por disa dhembje që ai kishte ia pamundësuan të jepte gjithçka në fushë. Cristiano Ronaldo është duke e ruajtur formën e tij të mirë për kohën e duhur.
Ne zhvilluam lojë të mirë ndaj një ekipi shumë të fortë sic ishte ai i Shqipërisë. Ende asgjë nuk është siguruar, por ne besojmë se në fund do të kemi një fund të lumtur”, ka përfunduar trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Santos.

Kombëtarja shqiptare mbrëmë u mposht nga Përfaqësuesja e Portugalisë me rezultat minimal 1:0, në minutat shtesë të ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button