Santosi me lajm të mirë për Shqipërinë

Trajneri i Portugalisë, Fernarndo Santos tha se fitorja ishte plotësisht e merituar. Ai dha një pikë shprese për Shqipërinë, duken theksuar se do ta mposhtin edhe Danimarkën.

“Fitorja është gjithmonë e rëndësishme, ne bëmë një hap të madh, por asgjë nuk është vendosur. Do të provojmë të fitojmë edhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e ardhshme, por e vërteta është se ne na duhet një pikë për t’u kualifikuar”, tha Santos për RTP.

“Ne luajtëm në sulm, në pjesën e parë, por goli mungoi, pasi Shqipëria luante mbyllur. Në pjesën e dytë ndryshuam ritmin, patëm një rasttë shkëlqyer përmes Eliseut, por nuk u dorëzuam dhe goli erdhi në fund. Rezultati ishte plotësisht i drejtë”, shtoi ai.

“Ne do të luajmë ndaj Danimarkës si të ishte finale. Nuk do ta shikojmë epërsinë që kemi në pikë, dhe nëse e mbajmë këtë formë, skuadra nuk është e lehtë për t’u ndalur”, përfundoi Santos.

Lajme të ngjashme

Back to top button