Brenda burgut ku as gardianët nuk guxojnë të qëndrojnë (FOTO)

Fytyrat dhe trupat e tyre janë të mbuluara me bojë, duke treguar historitë e krimeve që kanë kryer për nder të të cilave ata kanë bërë kështu gjithë trupin e tyre.

Ata janë përdorues të drogës, vrasës dhe tregtarë të armëve – anëtarë të bandës Mara Salvatrucha (MS-13), një bandë aq e frikshme në El Salvador saqë ata janë lënë ta udhëheqin vetë burgun e tyre.

Në burgun Penas Ciudad Barrios, banda e Mara Salvatrucha kontrollon grupin e tyre që përbëhet nga 2500 të burgosur e në të cilin ka edhe një furrë buke, një spital dhe një qendër rehabilitimi.

Rojet e burgut dhe ushtria e El Salvadorit mbeten në pjesën e jashtme të burgut duke siguruar vetëm që të burgosurit të ,qëndrojnë pas hekurave pa u përzier në atë që po ndodh në anën tjetër të portave.

Penas Ciudad Barrios është një burg i sigurisë së lartë i vendosur në kryeqytetin San Salvador cili ekskluzivisht strehon anëtarët e bandës Mara Salvatrucha.

Dhuna mes bandave të rrugës në El Salvador është përshkallëzuar dhe muajin e kaluar, ky shtet pa numrin më të madh të vrasjeve që nga lufta e përgjakshme civile 12 vjeçare e cila përfundoi në vitin 1992.

Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore tha se ka pasur 911 vrasje në gusht, prej te cilave 52 kanë ndodhur vetëm më 23 gusht, duke e bërë atë muajin më vdekjeprurës në gati një çerek shekulli.

Nga janari deri në gusht, El Salvador ka regjistruar 4246 vrasje, një mesatare prej 17.5 sosh në ditë.

Dhuna është rritur në mënyrë të qëndrueshme në El Salvador pasi kishte filluar të prishej një armëpushim mes dy bandave kryesore të vendit, Mara Salvatrucha dhe rivalit të saj Barrio 18.

Armëpushimi kishte ndikuar në uljen e normës së vrasjeve në të gjithë Amerikën Qendrore.

El Salvador është një nga vendet më të dhunshme në botë.

Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, norma e vrasjeve në këtë vend për 100 mijë banorë në vitin 2012 ishte 41.2 të vrarë.

Sipas të dhënave të fundit, El Salvador ka tejkaluar këtë vit edhe Hondurasin, shtet ky i cili në vitin 2012 kishte një normë prej 90.4 vrasje për 100,000 banorë e që ishte norma më e lartë në të gjithë botën./arbresh

2C05BBCC00000578-3224098-image-m-43_1441551849585 2C05BBB800000578-3224098-image-m-50_1441551989499

00166001

090149_2copy

2C05BB8C00000578-3224098-image-a-51_1441551999886 2C05BBB200000578-3224098-image-a-44_1441551860691

2C05BBC400000578-3224098-image-m-52_1441552231428

2C05BBF000000578-3224098-image-m-55_1441552279260 2C05BC8900000578-3224098-image-m-57_1441552359118

2C05BC8400000578-3224098-image-m-47_1441551952949

2C05BC9000000578-3224098-image-m-53_1441552247312

Lajme të ngjashme

Back to top button