Kida ndryshon pamje

Këngëtarja e hitit “Premtimet” që mblodhi mbi 10 milionë klikime në youtube, Orhidea Latifi – Kida, padyshim se ka shijuar suksesin e këngës, duke qenë kështu e angazhuar në shumë koncerte, për sezonën e verës.

Ajo, pas përfundimit të koncerteve, ka shijuar disa ditë pushimi në bregdetin e Turqisë, transmeton Klan Kosova.

gfnfgn

 

Kida, pas pushimit, ka shpërndarë fotografi në Instagram, ku është shfaqur ndryshe, ajo ka ngjyrosur flokët e saj duke i kthyer ato në ngjyrë të gjelbërt.

Ndryshe nga Ronela Hajati, Tuna e  shumë të famshme të tjera, që flokët i kanë bërë blu, Kida u bë e gjelbërt.

“Premtimet” e Kidës në bashkëpunim me Mozzik, tani vazhdojnë jashtë trojeve shqiptare, kjo u bë e ditur nga disa fotografi në rrjetet sociale, ku të dy këngëtaret do të përformojnë tashmë në një nga klubet më të mëdha të shqiptareve në Zvicërr.

Lajme të ngjashme

Back to top button