Rruga Shkup-Bllacë një nga projektet e Maqedonisë që aplikon për mjete nga BE

Tre projekte energjetike dhe infrastrukturore nga Maqedonia janë lista e prioriteteve për të cilët BE do të jep mbështetje, sipas marrëveshjes së Samitit në Vjenë, njofton  për Alsat-M, Bekim Neziri, Ministër i Ekonomisë.

Në listën prioritare hyjnë – lidhja energjetike e Maqedonisë me Shqipërinë përmes ndërtimit të largpërçuesit 400 kilovatësh Manastir- Elbasan, lidhja hekurudhore mes Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë ndërsa deri në vitin 2020 edhe lidhja me autostradë të Prishtinës me kufirin e Maqedonisë.

“Prej Prishtinës do të ketë autostradë e cila do të ndërtohet deri në vendkalimin Bllacë dhe gjithashtu ne në Maqedoni veç kemi përgatitur deri në fund të vitit do të duhet të përfundon projekti se sa do të kushtojë rruga Shkup-Bllacë dhe kështu do të lidhemi me Shqipërinë,” u shpreh Neziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button