Danimarkë – Shqipëri në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

Gjithnjë e më afër super sfidës së madhe: Danimarkë-Shqipëri, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20.45 në Kopenhagë. Të gjithë me padurim e presin këtë sfidë sidomos shqiptarët kudo që janë e veprojnë sepse çdo pikë e fituar për kuqezinjtë nuk ka të paguar dhe i shton gjasat për kualifikim në Euro 2016.

Tani më shumë shqiptarë janë drejtuar drejt Kopenhagës për të qenë afër kombëtares kuqezi, por një numër i madh i tyre nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishëm në stadiumin “Telia Parken”, andaj shqiptarët kanë nisur organizime të ndryshme që në mënyrë të organizuar të presin këtë përballje me shumë peshë për Shqipërinë.

Tani më është bërë e zakonshme që sheshi “Skënderbeu” në Shkup të tubojë qytetarë të shumtë nga i gjithë qytetit dhe komunat për rreth të jen të bashkuar ditën kur kombëtarja shqiptare luan ndeshjet kualifikuese. Edhe këtë të premte Komuna e Çairit ka organizuar përcjelljen e ndeshjes, e që kjo do të jetë e mundur përmes një video monitori të madh, që do të mundësojë ndjekjen e ndeshjes në një atmosferë të pa përshkruar.

Gjithashtu përcjelle të ndeshjes Danimarkë – Shqipëri do të ketë edhe në sheshet në Tiranë dhe Prishtinë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button