Një pjesë e Maqedonisë në fazë të portokalltë

Rajoni jugor përgjatë Vardarit sot në Maqedoni do të përfshihet nga temperaturat e fazës portokalli. Rajonet e tjera do të përfshihen me temperatura nga faza e verdhë, përkatësisht faza alerte.

Ministria e Shëndetësisë informon që në rajonin jugor të Vardarit në Maqedoni (Shtip, Radovish, Kavadar, Demir Kapi, Strumicë, Gjevgjeli) të mos mbahen aktivitete sportive në vende të hapura gjatë periudhës prej orës 11 deri në orën 17.

“Posaçërisht u rekomandohet institucioneve për kujdesjen e fëmijëve, (kopshteve) që të mos i dërgojnë fëmijët në vende të hapura dhe të mos praktikojnë aktivitet fizik në këtë periudhë”, thuhet në kumtesën e Minsitrisë së Shëndetësisë.

Qytetarët nga i tërë shteti duhet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, evitimi i qëndrimit në vende të hapura gjatë periudhës prej orës 11 deri në orën 17, veshmbathje e lehtë dhe me ngjyra të çelëta, konsumimi i ushqimit të lehtë dhe pijeve, higjiena e duarve dhe mënyra higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrja e rregullt e terapisë tek personat me sëmundje kronike.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për paraqitje të helmimit me ushqim dhe sëmundje infektive të zorrëve, rekomandohet larje e detyrueshme e prodhimeve bujqësorekopshtare (fruta dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre, si dhe përgatitje termike e ushqimit dhe konsumi i i tij në afat shumë të shkurtë pas përgatitjes. Ushqimi i përgatitur të lihet në frigorifer në +8 gradë, ndërsa para përdorimit të ngrohet në + 100 gradë.

Rekomandohet të shmanget konsumimi i prodhimeve të cilat nuk janë të përpunuara në mënyrë termike, si majoneza nga vezët shtëpiake, ndërkaq me kujdes të konsumohen akullorja dhe kremërat e ndryshme. Ministria e Shëndetësisë përkujton se këtë verë në të gjitha qytetet e vendit janë vendosur pika për rekomandime dhe këshilla preventive për mbrojtje nga temepraturat e larta. Pikat funksionojnë çdo ditë gjatë periudhës prej orës 18:30 deri në orën 21:30. Në këto pika bëhet matja e tensionit të gjakut dhe jepen këshilla për preventivë nga moti i nxehtë dhe për mënyrë të shëndetshme të jetës.

Lajme të ngjashme

Back to top button