Maqedoni, nuk duhet të vonohet përzgjedhja e Prokurorit Special

Me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve me në fund u arrit marrëveshjes mes grupit punues lidhur me ndryshimin e Ligjit aktual për prokurori publike.

Jrusiti Osman Kadriu thotë se nuk mjafton ndryshimi i ligjit ekzistues, por sipas tij duhet të formulohet një ligj i ri special, për përzgjedhjen e prokurorit special.

“Vlerësoj se për përzgjedhjen e prokurorit special nuk mjafton të ndryshohet ligji ekzistues por sipas mendimit tim duhet të përgatitet një ligj i ri i veçantë me disa dispozita sepse bëhet fjalë për organ special. Këtë rast për një prokuror special”, tha për Portalb, Kadriu.

Sa i përket afatit të përzgjedhjes i cili skadon me 15 shtator, Kadriu thotë se ka gjasa teorike për realizim të kësaj pike, mirëpo mungon vullneti politik.

“Lidhur me përzgjedhjen e prokurorit special, mendoj se ka kohë që të realizohet kjo kërkesë, mirëpo mesa shohin vullnet politik dhe diskonim politik për këtë çështje nuk ka fare. Andaj jam shumë pesimist dhe them se deri me këtë datë të përcaktuar nuk do të bëhet përzgjedhja e personit të duhur për këtë post”, tha Kadriu.

Ai shtoi se nëse kjo pikë e Marrëveshjes nuk realizohet atëherë ajo do të dështojë dhe Maqedonia do të hyjë në një krizë edhe më të thellë politike.

“Marrëveshja e arritur nuk do të zgjidh krizën politike në vend, por ajo është një rrugë drejt arritjes së zgjidhjes së krizës. Nëse nuk respektohen afatet dhe nuk përzgjidhet prokurori special, Maqedonia do të hyjë në një krizë edhe më të thellë politike. Përzgjedhja e prokurorit special është në favor të të gjithëve”, tha Kadriu.

Nga ana tjetër profesoresha e fakultetit juridik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Mirjana Najçeska  thotë për Portalb, se marrëveshja duhet të shkarkonte menjëherë qeverinë e tanishme, sepse edhe prokurori special mund të korruptohet.

“Vlerësoj se marrëveshja duhej të ishte ndryshe. Të largohej qeveria e tanishme sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndalen vjedhjet dhe keqpërdorimet. Mendoj se edhe po të zgjidhet prokurori special, ai sërish mund të korruptohet. Asgjë nuk është e garantuar përderisa ka aktivitete  kjo qeveri, përderisa vazhdojnë keqpërdorimet”, tha Najçeska

Ndërkaq me vendimin e Gjykatës Themelore të Shkupit 1, duke i shpallur të pavlera dëshmitë e LSDM-së të dala nga përgjimet, seriozisht është minuar marrëveshja e Përzhinos. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button