Mësuesja e shkollës “Zef Lush Marku” dëbohet nga klasa me polici

Nxënësit e klasës së dytë në shkollën fillore “Zef Lush Marku” kanë parë se si mësuesja e tyre është nxjerrë nga ora e mësimit nga policia. Kjo pasi që drejtori i shkollës kërkoi ndihmën e policisë, ngase thotë se mësueses i ka skaduar kontrata.

Pasi morën vesh se fëmijëve të tyre do t’u ndërrohet mësuesja, prindërit e nxënësve të hënën e bojkotuan mësimin, raporton KTV.

Vjollca Kola po pretendon se vitin e kaluar u punësua me kontratë njëvjeçare në shkollën “Zef Lush Marku”. Pasi nuk mori një vendim se çfarë ndodhi me vendin e saj të punës, ajo me 1 shtator doli në punë, por punë për të nuk kishte më.

Ajo doli edhe ditën e dytë që të zhvillojë mësimin. Ky gjest i pengoi drejtorit të shkollës, i cili e ftoi edhe policinë, transmeton Koha.net.

Për drejtorin e shkollës, Kola nuk është më pjesë e stafit, andaj ai kërkoi intervenimin e policisë. Por, sipas drejtorisë së arsimit në Gjakovë, e gjithë kjo situatë u krijua pasi drejtori i shkollës i ofroi mësueses një kontratë në kundërshtim me ligjin.

Lajme të ngjashme

Back to top button