Identifikohet viktima e dytë nga vrasja në Koliçan

Shtatëmbëdhjetë vjeçari Adem. V. nga fshati Studeniçan është viktima e dytë të cilën policia më 31 gusht e ka gjetur të vdekur në automjetin “Rover” me targa të Ohrit në udhën Draçevë-Koliçan të Shkupit.

Policia dhe Prokuroria përveç identitetit të viktimës, nuk kanë detaje për vrasjen dhe vetëvrasjen misterioze.

Sipas të dhënave fillestare nga policia, personat kanë qenë të gjetur rreth orës 19:00. Personat kanë pasur lëndime në kokë që sipas të gjitha gjasave i kanë marrë gjatë përleshjes së armatosur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur pistoletë, e cila është dorëzuar për ekspertizë dhe për ta vërtetuar se a është gjuajtur nga e njëjta, ndërkaq trupat e viktimave janë dorëzuar për autopsi.

Sipas disa burimeve të Telegrafit, viktima e parë Svetisllav R. (28) ka diplomuar në Fakultetin e Sigurisë dhe ka mbaruar magjistraturën për kriminalistikë. Nga të njëjtat burime mësohet se automjeti ka qenë në pronësi të viktimës nga Kërçova.

Lajme të ngjashme

Back to top button