Mos i votoni marrveshjet fatkeqe për vendin!

Përderisa në shumicën e rasteve simbolet e shtetit (flamuri, stema, himni…) përcaktojnë identitetin nacional, kulturor dhe historik, në rastin e Kosovës ndodhi e kundërta. Jo vetëm që flamuri nuk e përcakton identitetin e popullatës shumicë (shqiptare), nuk përkon as me identitetin historik apo kulturor të Kosovës ndër shekuj.
Ky ishte plani ndërkombëtar i hartuar nga Marty Ahtisari, apo kompromisi i “dhimbshëm” siq e quanin liderët e atëhershëm (Hashim Thaçi, etj.), jasht të cilit Kosova nuk do të pranojë asgjë tjetër…!!!
Krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe apo ”Zajednica”, e cila do të lërë jashtë kontrollit të plotë të institucioneve të shtetit të Kosovës rreth 30 për qind të territorit të vendit, paraqet shkeljën më flagrante të sovranitetit të shtetit dhe të vet Planit të Ahtisarit, në të cilin as që ishte paraparë një krijesë e tillë artificiale.
Të mos flasim për demarkacionin e kufirit i filluar me Maqedoninë, i cili  Kosovës i kushtoj me humbjen e 2500 hektarëve tokë, të cilat ju falën shtetit sllavo-maqedonas,…i vazhduar edhe më keq me Malin e zi i cili shënon tkurrjen drastike të territorit me ç’rast këtij shteti sipas marrveshjes së Vjenës do t’i falen hiq më pak se 12 mijë hektarë tokë !
Siq shifet nuk janë në pyetje dhjetëra e as qindëra metra, por është në pyetje një territor tepër i gjerë për Kosovën e vogël. Humbja e mëse 14 mijë e 500 hektarëve e cenon në mënyrë të dukshme territorin e vendit tonë,…e ndryshon edhe në aspektin gjeografik hartën e Kosovës.
Në  këtë rast Kuvendi i Republikës së Kosovës për të shpëtuar humbjen e territorit dhe pengimin e cenimit të sovranitetit nga “Zajednica” duhet t’i hedhë poshtë marrëveshjet antishtetërore dhe antikombëtare të nënshkruara në Bruksel dhe Vjenë nga liderët e shantazhuar politik, të papërgjeshëm ndaj qytetarëve të vendit dhe servil ndaj ndërkombëtarëve.
Nëse kjo nuk ndodhë nga Kuvendi, atëherë Gjykata Kushtetuese është e obliguar që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e vendit. Në rast se edhe Gjykata kushtetuese i dorëzohet shantazhi politik të liderëve shtetëror të korruptuar, atëherë çdo gjë mbetët në dorën e popullit, ngase Kosova s’ka territor të tepërt për t’i falur askujt!
Këto demarkacione fatkeqe për vendin, jo vetëm që e vëjnë në pikëpyetje  ekzistencën e shtetit,…rrënojnë tërësinë territoriale të vendit dhe rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve!
E gjithë kjo që po ndodhë para syve tanë, para opinionit vendor dhe ndërkombëtar,…nuk guxon të kaloj kështu në heshtje ! Nëse ndryshon kushtetuta  shkaku i “Zajednicës” do të ndryshoj edhe pamja e flamurit për shkak të ndryshimit të kufijëve mbi të cilët është njohur pavarësia e shtetit nga mëse 110 shtete, gjë e cila do të reflektonte negativisht në imazhin e vendit kundrejt shteteve që kanë njohur Kosovën në kufijt ekzistues të saj!
Para këtij ndryshimi antikushtetues të kufijëve nuk duhet të rrijmë duarkryq.
Në radhë të parë janë të zgjedhurit e popullit-deputetët që duhet të ndërmarrin hapat ligjor kundër rrënimit të rendit kushtetues në vend.
Në veqanti deputetët e subjektit shtetndërtues-LDK-së, nuk guxojnë të bien pre e shantazhit politik të liderit të tyre të korruptuar dhe shantazhuar njokohësisht,…por të dalin fuqishëm në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të shtetit. Të mos e votojnë ratifikimin e dy marrveshjeve të fundit në Bruksel dhe Vjenë, të mos votojnë ndryshimet kushtetuese për krijimin e “Zajednicës” dhe  as faljen e 14 mijë e 500 hektarëve toke të Kosovës shteteve fqinje (Maqedoni-Mali i zi).
Të ndërpritet kumbaria e re serbo-shqiptare
Ju deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallime partiake, pozitë dhe opozitë vihuni në shërbim të mbrojtjes së interesave të shtetit, atdheut tuaj dhe qytetarëve të vendit. Mos u bëni pjesë e politikave shkatrrimtare të shtetit për të cilin u derdh shumë gjak, u bënë sakrifica të panumërta të brezave të tërë.
Deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në damart e juaj rrjedhë gjak shqiptari mos lejoni të shkelet mbi amanetin e shumë brezave, mbi gjakun e dhjetëra mijëra dëshmorëve dhe martirëve, mos shkelni mbi gjakun e rreth 1700 të të pagjeturëve, mos shkelni mbi nderin e 20 mijë nënave dhe motrave tona të dhunuara nga barbarët serb.
Jo për të shfaqur patriotizmin folklorik, por për të freskuar memorien e tyre i ftoj të gjithë deputetët shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës të ndëgjojnë këngën e rapsodëve popullor për Hoxh Breznicën, e cila fillon dhe mbaron me thirrje kushtruese; “Kush e nin paj veten shqiptar hasmin shka ma se nxanë kumar,…kush lakmon paj hala në shka, o ai flliqan ma ktu ven ska,…kush perzinë ma me të bijt e shkins, le të ja mësyn ma mirë drejt Serbisë” (origjinali vll. Qetaj 2011).
Deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me vendimin tuaj të drejt (kundër dy marrveshjeve të fundit në Bruksel e Vjenë), jo vetëm që  mbroni amanetin e dëshmorëve, mbroni coptimin e trojeve etnike shqiptare, mbroni Republikën e Kosovës, mbroni ardhmërinë e bashkatdhetarëve tuaj në shtetin e Kosovës,…duke mbrojtur jetën e qytetarëve tuaj, mbroni dhe parandaloni njëkohësisht konflikte dhe luftëra të reja ndëretnike në Ballkan.
Andaj bëheni mbrojtës të sovranitetit të shtetit, bëhuni ndërtues të paqës dhe sigurisë afatgjate në këtë pjesë të gadishullit ballkanik.
Në të kundërtën, ju deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me votën “pro” marrveshjeve fatkeqe për vendin, me (pa) dashjen tuaj do të shëndrroheni në shkaktar të trazirave dhe gjakderdhjeve të shpejta në trojet dardane, ngase populli nuk do të pranoj për asnjë çmim humbjen e tokave të veta, kthimin prapa të trashëgimisë stërgjyshore nën kthetrat e pushtuesve sllav.
Deputet, mos lejoni të bie mbi ju mallkimi i një populli të tërë !

Lajme të ngjashme

Back to top button