Politika qyqare e Kosovës dhe degradimi i fjalorit publik

Zhvillimet e fundit politike në vend jo vetëm që i kanë hapur rrugë një debati të gjerë për të ardhmen e Kosovës dhe qytetareve të saj, por ka hapur debat edhe në vet ekzistencën e shtetit apo mënyrës se organizimit shtetëror. Përderisa ishim të lumtur që më gjithë sakrificat e bëra dhe me kompromise të shumta arritëm deri tek një bërje e shtetit dhe Pavarësimin e saj duke e garantuar me një dokument kushtetues e me pushtete gjoja të ndara, sot, kemi arritur në një pikë ku Pavarësia kontestohet, shteti sulmohet e nuk përfillet e kushtetuta fatkeqësisht shkelet.

Kjo për faktin se jo që nuk u gjend lider që mund ta lulëzoje këtë vend por vendosem qyqar në ballë të oxhakut, njerëz të dëshmuar që nuk punojnë për interesin kombëtar dhe shtet-bërjen e Kosovës. Një traditë e tillë e qyqarllakut politik ka vazhduar me vite në këtë vend, dhe aq me keq që njerëzit qyqar të komunizmit dhe shqiptar-shkelës e kombëtar-shpërfillës i bëmë edhe njëherë kumbarë më Serbinë e dashamirë në tavolinën e copëtimit të Kosovës.

Vlerat me të cilat i kishim promovuar me shekuj si të veçanta për shqiptaret si besa, besnikëria, trimëria e respekti, siç duket para botës e dëshmuam të kundërtën dhe mitologjinë e këtyre vlerave e shpërfaqen lakuriq në mënyrën me të keqe të mundeshe. Kjo politik qyqare e servile e cila rrënoj çdo gjen në këtë vend madje edhe duke degraduar pishtar të historisë së ndritshme të popullit shqiptar ku secili është kundër secilit nuk mund ti thuhet asgjë tjetër pos një qyqarllak politik e një lidership i kalbur në një vend të vuajtur siç është Kosova.

Kosova asnjëherë dhe në asnjë periudhë historike nuk ka qene në pozitën e saj me të vështire sa i përket ekzistencës se saj si një territor i vetëm në një pjese të Evropës. Përderisa para vitit 1999 Kosova nuk e kishte lirinë dhe pavarësinë e saj, ajo megjithatë ishte një subjekt i vetëm dhe një territor më një kufi edhe pse e shkelur prej pakicës, ndërsa tani fatkeqësisht jo vetëm e shkelur por edhe e udhëhequr, e shantazhuar dhe madje e lidhur fortë për ekzistencën e saj si rezultat i po asaj pakice.

“Zajednica” jo që është problemi me i madh në historinë e Kosovës por ai gradualisht po shndërrohet në një kancer i cili do pamundëson zhvillimin normal të vendit dhe integrimin e saj. “Zajednica” po shndërrohet në një krijesë eksperiment në botën bashkkohorë që lidershipi qyqar Kosovar po e merr si dhuratë të diplomacisë së dobët të saj. Legjitimiteti i një trupi kriminal të vendosur në vend dhe që do udhëhiqet nga njerëz kriminal e që do bashkëpunoj me struktura kriminale nuk mund të quhet asgjë tjetër pos një pranimi i degradimit të shtetit dhe shoqërisë në Kosovë.

Përkundër dështimit të politikes sonë në rrafshin ndërkombëtar dhe diplomacisë se dobët në raport me bisedimet me Serbinë, tani po shpërfaqet edhe gjuha vulgare, degradimi i fjalorit dhe sharjet për çdo njeri të jetës publike që i kundërshton fajet dhe mëkatet e tyre. Tekefundit NE si qytetar të Republikës së Kosovës ( që pas zejadnices nuk e di a do quhet më Republikë) nuk mundemi të pajtohemi me dështimet qyqare të liderëve qyqar dhe ti promovojmë si fitore. NE do shohim përtej interesit të liderëve të korruptuar dhe një Kryeministri të dëshmuar anti-kombëtar me vartësit e tij, dhe të punojmë për interesin e se ardhmes së fëmijëve tanë, prandaj një bashkim pa dallime politike dhe në funksion të pastrimit të këtyre figurave degraduese që përditë po e shesin Kosovën, do të ishte në interesin e 99% të qytetarëve të saj dhe në interes të një Kosovë shtet sovran e të pavarur pa “Zajednica”, pa antivlera dhe me moral të lartë njerëzorë.

Sharjet dhe bërtitma e Kryeministrit kundër qytetareve të vendit, dhe puthjet dhe përqafimet me armikun në një kohë kur vendi po çahët e po hahet në territor, shpresoj të jetë orvatja e fundit e kësaj klike politike para së të bije fuqishëm nga drejtimi i pamerituar i vendit. Bashkë më këtë politikë qyqare jam i bindur se do të bije edhe Zajdnica, edhe Gjykata Speciale, edhe krimi dhe korrupsione e do të bije edhe qyqarllaku politik që e ka kapluar këtë shoqëri të pafat.

Prandaj një bashkim me ndryshe dhe në interes të vendit duke drejtuar sytë nga Shqipëria e Evropa do ta zhvendostë shikimin dhe shpresën qyqare për interesa personale të dy liderëve qyqar që e shkatërruan vendin duke pranuar zajednicen.

Lajme të ngjashme

Back to top button