Opozita u kthye në Kuvend

Deputetët e opozitës sot u kthyen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në pajtim me marrëveshjen e Përzhinos për tejkalimin e krizës politike.

Blloku opozitar, siç është paralajmëruar do të funksionojë në Parlament si një grup deputetësh. Deputetët e LSDM­së nuk kanë marrë pjesë në punën e Kuvendit, pasi pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në prill të vitit të kaluar kryetari i LSDM­së Zoran Zaev publikoi se nuk i pranon rezultatet zgjedhore.

Sipas protokollit drejt marrëveshjes së 2 qershorit, që më 15 korrik e nënshkruan liderët e katër partive më të mëdha politike, dy javë pas kthimit të opozitës në Kuvend, gjegjësisht deri më datën 15 të këtij muaji duhet të ketë prokuror special të ri me autonomi të plotë që ta udhëheqë hetimin për rastet “Përgjimi” dhe “Puç”. Prokurori special emërohet përmes marrëveshjes së partive nënshkruese.

Kryetari i LSDM­së Zoran Zaev deklaroi se kthimi në parlament është me qëllim që të miratohet ligji për prokurorin special deri më 15 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button