Policia britanike në kërkim të një familjeje e cila dyshohet të ketë shkuar në Siri

Policia britanike është në kërkim të një nëne me 4 fëmijë ku pretendohet se ka udhëtuar drejt Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga policia britanike njoftohet se 33 vjeçarja Zahera Tariq bashkë me fëmijët e saj Muhammad, 12 vjeç, Amaar, 11 vjeç, Safiyyah, 9 vjeç dhe Zahera, 4 vjeç janë parë për herë të fundit më 25 gusht në orën 08.00 me orën lokale në shtëpinë e tyre në rajonin Waltham Forest në kryeqytetin e Britanisë në Londër.

Policia duke dyshuar se në të njëjtën ditë familja duke hipur në një avion në aeroportin City në Londër mund të jetë larguar nga vendi drejt Amsterdamit të Holandës, theksohet se që nga ajo ditë nuk informacione se ku ndodhet familja.

Në deklaratën ku vihet në dukje se dyshohet se Zahera nëpërmjet Holandës ka tentuar të shkojë në Siri, është theksuar gjithashtu se policia britanike po bashkëpunon me autoritetet holandeze për përcaktimin e vendit të qëndrimit të familjes.

Shefi i departamentit kundër terrorizmit të policisë së Londrës, Richard Walton në një deklaratë në lidhje me çështjen duke vënë në dukje se janë të shqetësuar për sigurinë e familjes ka deklaruar se: “Kemi shqetësime se mund të kenë vajtur në Siri. Por edhe ndonjë informacion se ata kanë hyrë në Siri nuk kemi. Të afërmit e Zahera dhe të fëmijëve janë të shqetësuar për këtë situatë. Ne i bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë informacione në lidhje me familjen që të kontaktojnë menjëherë me ne”.

Parashikohet se shumica e qytetarëve britanikë që udhëtojnë nga Britania në Siri dhe Irak i bashkohen DAESH-it. Policia britanike vitin e kaluar pati ndaluar mbi 200 persona me dyshimin për lidhje me Sirinë

Lajme të ngjashme

Back to top button