Në Gjermani gjendet një bombë me peshë 2 ton, evakuohen 10 mijë persona

Evakuohen nga shtëpitë e tyre 10 mijë persona si pasojë e një bombe 2 tonëshe të pashpërthyer të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore e cila u gjet rastësisht gjatë punimeve të ndërtimit në Gjermani.

Theksohet se bomba e gjetur në qytetin Koblenz të Gjermanisë nuk është në kushte të mira dhe se për këtë arsye kanë nisur procedurat e evakuimit të zonës.

Zëdhënësi i zjarrfikëses, Manfred Morschhaeuser ka deklaruar se për procedurën e evakuimit janë angazhuar afërsisht 800 persona.

Gjithashtu theksohet se për shkak të evakuimit janë mbyllur rrugët si dhe janë ndaluar udhëtimet e trenave, tramvajeve dhe të anijeve në lumë si dhe theksohet se ekspertët kanë nisur punimet për neutralizimin e bombës.

Në vitin 2011 për shkak të një bombe 1.8 tonëshe të gjendur në qytetin Koblenz u evakuuan përkohësisht 45 mijë persona nga shtëpitë e tyre.

Parashikohet se mes viteve 1939-1945 në Gjermani janë hedhur afërsisht 3.4 milionë tonë bomba.

Lajme të ngjashme

Back to top button