Dibër, humbin jetën dy minatorë në Selishtë

Minierat përsëri në Shqipëri kanë shkaktuar të vdekur, ku këtë radhë kanë humbur jetën dy të afërm në një nga minierat në rrethin e Dibrës, në zonën e quajtur Selishtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga plagët e rënda që kanë marrë minatorët Albert Losha dhe Miftar Losha, nga shembja e një masivi dheu, janë nisur menjëherë drejt spitalit, por rrugës kanë humbur jetën.

Policia e Qarkut të Dibrës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti të rëndë, me pasojë dy të vdekur.

Gjatë këtij viti, por edhe  në vitin 2014 në Shqipëri janë shënuar disa aksidente në punë në minierat e vendit, me pasojë të vdekur, ku minatorët pretendojnë se këto ngjarje aksidentale ndodhin për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë.

Incidentet më të shpeshta në miniera ndodhin në Bulqizë, Dibër, Pukë dhe Librazhd, ku në dy vitet e fundit kanë humbur jetën disa minatorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button