Politikani Amerikan propozon të ndiqen emigrantët si paketa poste!

Guvernatori i New Jersey-t Chris Christie të shtunën tha se po të ishte ai kryetari i shtetit, ai do e kishte trajtuar situatën e emigrantëve ilegal me sistem për t’i ndjekur ata, njëjtë si paketat e kompanisë FedEx, shkruan Reuters transmeton Portalb.

Christie, i cili është një nga kandidatët për nominim të republikanëve për kryetar shteti, tha në fushatën e tij se po të ishte ai kryetar, do kishte bërë marrëveshje me kompaninë FedEx për të bërë ndonjë sistem përcjellës.

“Në çdo moment, FedEx mund t’u tregon saktësisht se ku është paketa e juaj. Është në kamion. Është në stacion. Është në aeroplan”, tha Christie, “Megjithatë, ne i lamë njerëzit të vijnë në këtë shtet pa viza, dhe sekondën që hyjnë në shtet, ne i humbim gjurmët e tyre.”

Me planin e këtij kandidati, plani i Donald Trumpit për të bërë një mur të madh në kufirin e Meksikës më nuk na duket aq absurd, thonë analistët.

Lajme të ngjashme

Back to top button