Zjarr në kompleks të punëtorëve të naftës në Arabi, 11 të vdekur, më shumë se 200 të plagosur

Një zjarr u përhap në kompleksin rezidencial të punëtorëve të naftës në Arabinë Saudite, ku humbën jetë 11 persona, dhe lënduan mbi 200 të tjerë të kombësive të ndryshme, tha agjencia e Mbrojtjes Civile, shkruan Reuters, transmeton Portalb.mk

Kompania e naftës e Arabisë “Saudi Aramco” tha se shkaku i zjarrit i cili shpërtheu në bodrumin e kompleksit ende nuk është i njohur. Mbrojtja Civile në faqen e tyre të Twitterit tha se 11 persona kanë humbur jetë ndërsa 219 janë të lënduar, disa në gjendje të rëndë.

947537-fire-1440917465-325-640x480

“Makina dhe mobiliet u dogjën në bodrumin e një prej kullave, tymi i mbuloi ndërtesat, dhe e pengoi shpëtimin dhe operacionin e zjarrfikësve”, thanë nga Mbrojtja Civile. Zjarri tani është nën kontroll.

Kompania Saudi Aramco ka më shumë se 55,000 të punësuar, shumica prej tyre emigrantë.

Lajme të ngjashme

Back to top button