Ai krijoi “Shtëpinë e Kaltër” dhe po i tmerron fqinjët! (VIDEO)

Ideja artistike e një njeriu nga New Jersey po i bën fqinjët të ndjehen “Të kaltërt”, raporton Nbcphiladelphia.com transmeton Portalb.mk

Jack Zoltak e bën shtëpinë e tij në Margat të kaltërt çdo natë, falë shfaqjes së shumë dritave. Por jo të gjithë janë tifozë të tij. Disa thonë se dritat e bëjnë të vështirë të fjeturit dhe tërheqin vëmendje të padëshiruar dhe trafik.

Kur dielli perëndon, “lindin” dritat  në shtëpinë e dekoruar detajisht të Zoltak, të njohur në rrethinë si “Shtëpia e Kaltërt”. Zoltak i ka vendosur dritat disa vite më parë, por shtëpia e tij arriu në qendër të vëmendjes vetëm pasi fqinjët e shprehën pakënaqësinë e tyre. Njëri nga fqinjët tha se nuk ka mundur ta shesë shtëpinë e tij për shkak të “spektaklit”.

Robin Levine, një tjetër banor tha: “Disa nga fqinjët tjerë mund ta shohin shkëlqimin e dritave brenda në shtëpitë e tyre. Ajo ka tërhequr shumë njerëz.” Sipas fqiut tjetër, “Shtëpia e Kaltër” krijon rrëmujë në trafik,transmeton Portalb.mk.

Por Zoltak tha: “Unë nuk e dij se për çfarë po ankohen. Dritat nuk shkojnë askund. Ata janë vetëm në shtëpinë time. Dhe ato janë të programuara të fiken në ora 1:30.” Shumë njerëz, shton ai, e vlerësojnë atë që kam bërë.

Komisioneri i qytetit Margate, John Amodeo thotë se në mungesë të akteve ligjore, ato janë në kërkim të zgjidhjeve në komuna tjera, se si ata kanë vepruar në raste të ngjajshme për të zgjidhur problemin mes fqinjëve./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button