Situata në Ukrainë, Merkel, Hollande e Putin planifikojnë takimin e radhës

Angela Merkel, François Hollande dhe Vladimir Putin, të cilët zhvilluan sot një bisedë telefonike, gjykuan si të rendësishëm mbajtjen në javët që vijnë të një mbledhje që i dedikohet situatës në Ukrainë, sipas presidencës franceze.

“Shefi francez i shtetit, kancelarja gjermane dhe presidenti rus bënë një përmbledhje mbi situatën e aplikimit të masave të miratuara në Minsk në shkurt”, njoftoi presidenca në një komunikatë.

Një mbledhje mes François Hollande, Angela Merkel dhe presidentit ukrainas Petro Poroshenko e zhvilluar të hënën në Bruksel, pa praninë e Putinit, kishte ngjallur pyetje mbi arsyet e mungesës së tij pas një rifillimi të dhunës në lindjen separatiste proruse, ku Moska dhe Kievi nuk pranojnë përgjegjësitë.

“Për të vazhduar dialogun e tyre në përpjekje që të ulin dhunën, Merkel, Putin dhe Hollande njoftuan sot se një mbledhje e re do të ishte e nevojshme në javët që vjen”, sipas të njëjtës komunikatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button