A mund ta përdorni mishin kur ndryshon ngjyrë?

Çfarë  nëse mishi që qëndron në frigorifer për disa ditë, ose është i ngrirë dhe nuk duket fare i kuq si më parë? A mund ta konsumoni apo duhet ta hidhni?

Pamja pa dyshim që luan një rol të rëndësishëm për gjërat që i mendojmë si të freskëta dhe në rastin e mishit të kuq, ju sigurisht vëreni shenjat e ndritshme të së kuqes e që paraqet freskinë e mishit. Kjo ngjyrë është rezultat i proteinave në mish e quajtur myoglobin e cila shndërrohet në oxymyoglobin dhe prodhon ngjyrë të kuqe të gjallë në kontakt me oksigjenin.

Jo të gjitha llojet e mishit kanë të njëjtën ngjyrë, edhe pse – ngjyra ndikohet nga faktorë si dieta, seksi, stërvitjet, speciet dhe sidomos mosha – gjë që mund të prodhojnë mish me ngjyrë më të errët. Ekspozimi i zgjatur në ajër dhe dritë gjithashtu mund të errësojnë ngjyrën e mishit, duke filluar nga e kuqja e ndritshme, si në rastin e hamburger-ave dhe fillojnë të kthehen në ngjyrë gri, por nga brenda janë ende të kuq. Ndryshimi i ngjyrës mund të ndodhë edhe në qoftë se mishi i gjallë është i ngrirë, ku ai mund të zbehet ose të errësojë ngjyrën.

Shpezët e papërpunuar ndonjëherë mund të kenë një nuance të mavijosur në mish apo lëkurë të ndritshme të verdhë, e cila mund të duket e çuditshme nëse jeni mësuar me mishin e tyre paksa më të bardhë. Ashtu sikur mishi i kuq, variacionet e ngjyrës rezultojnë nga ndryshimet në dietën e të ushqyerit, ushtrimet dhe mosha.

Lajmi i mirë është, edhe nëse ka ndryshim të ngjyrës, mishi i kuq apo i shpezëve akoma mund të konsumohet në qoftë se ruhet siç duhet në frigorifer dhe nëse konsumohet brenda një periudhe të sigurt kohore (deri në dy ditë për mishin e bluar dhe pesë ditë për llojet tjera). Ajo çfarë dëshironi të dini më shumë se sa ngjyra e mishit është era e keqe e mishit apo gjatë prekjes është si ngjitës. Në këto raste, lërini shqisat tuaja që t’ju udhëzojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button