Turqia nis sulmet ajrore kundër DAESH në kuadër të koalicionit ndërkombëtar

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në një deklaratë me shkrim ka konfirmuar se ky vend duke iu bashkuar koalicionit ndërkombëtarë në luftën kundër DAESH natën e mbrëmshme ka nisur një ofensivë ajrore kundër pozicioneve të kësaj organizate në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se në luftën kundër DAESH Turqia me SHBA-në kanë nënshkruar një marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit në deklaratë theksohet gjithashtu: “Marrëveshja teknike mes Turqisë dhe SHBA-së për pjesëmarrjen e Forcave Ajrore të Turqisë në Koalicionin Ndërkombëtarë kundër DAESH të emërtuar si “Vendosmëria e Natyrshme” është firmosur më 24 gusht të vitit 2015″.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se: “Avionët tanë ushtarakë në këtë kuadër bashkë me avionët e koalicionit prej natës së mbrëmshme kanë bombarduar disa pozicione të organizatës terroriste DAESH në Siri, organizatë kjo e cila është një kërcënim edhe për vendin tonë.

“Siguria kombëtare është primare në luftën tonë kundër organizatave terroriste. Kjo luftë e jona do të vazhdojë me vendosmëri. Turqia e ka përfshirë në listën e organizatave terroriste DAESH në vitin 2013. Vendi ynë do të bëjë përpjekje dhe do të japë ndihmën aktive për shkatërrimin e kërcënimit të terrorizmit në rang kombëtarë dhe ndërkombëtarë në çatinë e koalicionit”- thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Back to top button