Kryeministri slloven, Cerar: Kundërshtojmë ngritjen e mureve në Evropë

Kryeministri slloven, Miro Cerar tha se vendi i tij është gati për ardhjen e mundshme të një numri të madh të refugjatëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të qeverisë sllovene theksohet se qeveria në mbledhjen e saj të premten diskutoi situatën e refugjatëve dhe aktiviteteve që vendi të përgatitet për të marrë një numër të madh refugjatësh nëse është nevoja.

Sllovenia, siç thuhet në deklaratë, do të ndjekë parimet humanitare për rastin e refugjatëve, sepse janë një “popull” në ankth që kanë nevojë për ndihmë.

Qeveria e atij vendi ka thënë se do të mbështesë parimin e solidaritetit dhe të ndajnë barrën e pranimit të refugjatëve, si anëtare e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Cerar theksoi se Sllovenia kundërshton ngritjen e mureve në Evropë.

Lajme të ngjashme

Back to top button