Kosovarja vdes duke bërë dush në banesë derisa pushonte në Ulqin

Shtetasja e Kosovës, Elhana Aliu ka vdekur nga rryma derisa po bënte dush në një banesë me qira në Ulqin.

Doktorët tentuan ta rikthejnë në jetë 24-vjeçaren me reanimim, por tentimet e tyre ishin të kota, raporton “Vijesti”.

Kryetari i Ulqinit, Fatmir Gjeka ka thënë se “është një tragjedi për ne”.

Vajza nga Ferizaj ishte në Ulqin për pushime.

Shkaqet e sakta të vdekjes së Aliut do të vërtetohen nga obduksioni që tashmë është udhëruar nga organet e rendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button