Sulm terrorist në Turqi, 24 të plagosur, 10 prej tyre policë

Si pasojë e një bombe të vendosur nën një mbikalim nga anëtarët e organizatës terroriste PKK në rajonin Kızıltepe në qytetin Mardin të Turqisë e cila shpërtheu gjatë kohës kur po kalonte një autobus i blinduar i Departamentit të Forcave për Rendin publik të Policisë, plagosen 24 persona, ku 10 prej tyre policë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se bomba ishte vendosur nën një mbikalim në bulevardin “İpekyolu” dhe si pasojë e shpërthimit të saj gjatë kohës kur po kalonte një autobus i blinduar i Departamentit të Forcave për Rendin Publik të Policisë, sipas të dhënave paraprake theksohet se janë plagosur 24 persona, ku 10 prej tyre policë.

Theksohet gjithashtu se personat e plagosur janë dërguar nëpër spitalet në rajonet Kızıltepe dhe Mardin dhe se si pasojë  e shpërthimit një pjesë e mbikalimit është shembur si dhe janë dëmtuar disa shtëpi dhe biznese përreth.

Theksohet se kreu i qarkut, Ali Güldoğan dhe drejtori i policisë, Abdullah Kılıztepe duke vajtur në spital janë informuar në lidhje me situatën e të plagosurve, ndërsa forcat e sigurisë kanë nisur operacion gjithëpërfshirës në rajon për arrestimin e autorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button