Mustafa: Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me Bosnjën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka treguar se me arritjen e marrëveshjes Kosova nuk ka asnjë të përbashkët me Bosnjën.

“E kemi një organizim që nuk ka asgjë të përbashkët me Bonjën”.

“Unë vetë i kam thënë kancelares Merke, që të mos na kërkojnë që këtë procedurë ta bëjmë shpejtë sepse nuk dëshirojmë në asnjë moment që ta bosnjëzojmë Kosovën”.

“Ajo ka thënë se ne nuk guxojmë as ta gjysmë-bosnjëzojmë Kosovën”.

Mustafa gjithashtu është shprehur se edhe as vetë nuk ka pritur që marrëveshja të jetë kaq e mirë.

“Ky dokument është më i mirë se ai dokument që unë jam frikësuar që do ta kemi”, është shprehur Mustafa.

Mustafa tregoi që në këtë marrëveshje Kosova është marrë vesh me Serbinë, që nuk do e pengojnë njëra – tjetrën në anëtarësimet evropiane.

“Tash në pikën përfundimtare të kësaj marrëveshje jemi marrë vesh që të dy vendet nuk do ta pengojnë njëra – tjetrën në anëtarësimet evropiane”.

“Ne kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Interpol dhe UNESCO dhe Serbia nuk mund të bëjë asgjë që ta pengojë këtë proces”.

“Kjo sepse ne kemi përkrahjen e ShBA-së”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button