Maqedoni, tragjedi, humb jetën një i mitur, dhe disa fëmijë të tjerë në rrezik jete

Në një aksident të rëndë që ka ndodhur sot pasdite në Veles, humbi jetën një 13 vjeçar, dhe u lënduan edhe disa fëmijë tjerë disa me lëndime të rënda. Siç njofton MPB-ja, sot rreth orës 16.30 në Veles, në fshatin Buzalkov, Z.S. (2002) ngiste një traktor në të cilën ka pasur disa fëmijë ka humbur kontrollin mbi të, dhe bie në humnerë.

Në aksident vdiq në vend V.A. (2002), ndërsa H.A. (2005), C.S. (2004), u transferuan në Klinike e Shkupit me lëndime të lehta, ndërsa E.S. (2009) me lëndime të rënda (thyerje në këmbë dhe dëmtime në bark) është transferuar gjithashtu në Qendrën Klinike të Shkupit, ndërsa Z.S. u transferua në Spitalin klinik gjithashtu me lëndime të rënda trupore.

Policia po kryen inspektimin në vendin e tragjedisë, për të zbardhur të gjitha detajet në lidhje me të.

Lajme të ngjashme

Back to top button