Qatar Airways lejon stjuardesat që të martohen dhe të lindin fëmijë në 5 vitet e para të punës

Kompania Qatar Airways ka vendosur të ndryshojë rregullat strikte dhe të shfuqizojë ndalimin që stjuardesat të martohen apo lindin në 5 vitet e para të punës,  transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas rregullave të reja, stjuardesat që janë shtatzëna do të lejohen të punojnë në punë të caktuara në zyrë. Gjithashtu do t’ju lejohet që të martohen, pavarësisht sa kohë janë në kompani.

Vendimi u mor pas kritikave për shkak të trajtimit të femrave të punësuara në këtë kompani ajrore.

Kompania tha se ka ndryshuar rregullat për të mbajtur anëtarët e ekuipazhit të kabinës, të cilën e përbëjnë 80 përqind nga stjuardesat, por edhe për të tërhequr punonjës të rinj për shkak të rritjes së kompanisë.

Personelit të kabinës nuk do ti lejohet të formojë sindikatë, ndërsa ekuipazhi ende para fluturimit do të duhet të pushoj 12 orë.

Punonjësit e Qatar Airways ende u ndalohet që të largohen nga banesat e kompanisë nga ora 04:00 deri ora 07:00 e mëngjesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button