Ja sa para fiton Sllovenia nga pikat e pagesës rrugore

Sllovenia në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka siguruar 158 milionë euro të ardhura nga pikat e pagesës rrugore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas kompanisë sllovene DARS, prej këtyre të ardhurave 65.6 milion euro janë nga shitja e skicave dhe shenjave dalluese për makina personale. Të ardhurat e tjera janë nga mbledhja e pagesave të tarifave për kamionë.

Kompania DARS menaxhon 612 kilometra të autostradave shtetërore dhe rrugëve të shpejta.

Fitimi neto i kompanisë është zvogëluar për tre përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar që arrin në 28.9 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button