Horoskopi ditor, e premte 28 maj 2021

Dashi
Dite me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund. Beqaret do realizojnë takime vërtet interesante te cilat mund t’ua shndërrojnë jetën përgjithmonë. Situata financiare do konsolidohet tej mase. As vete nuk do e kuptoni sepse gjithçka do vendoset ne rregull.

Demi
Do ju kushtoni rëndësi te madhe edhe detajeve te vogla sot juve te dashuruarit dhe gjerat do ecin për mrekulli. Do i harroni njëherë e mire problemet dhe mosmarrëveshjet e dikurshme. Beqaret do vërtiten gjate gjithë kohës ne kërkim te dashurisë, por nuk do e gjejnë atë. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume edhe sikur gjendja te jete e qëndrueshme.

Binjaket
Jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar ne çdo moment. Do dashuroheni me ëmbëlsi me atë qe keni ne krah. Priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për beqaret. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht për ta. Ne planin financiar përfitoni nga atmosfera e qete për te riorganizuar gjendjen sepse me vone do jete e pamundur.

Gaforrja
Te dashuruarit do kalojnë një dite shume normale dhe aspak problematike. Ne mbrëmje mund te ketë edhe ndonjë darke romantike. Ju beqaret nuk duhet t’iu besoni plotësisht atyre qe do iu joshin sepse disa janë eksperte te gënjeshtrave. Do vuani me vone nëse nxitoheni. Ne planin financiar situata do ndërlikohet edhe me tepër për shkak te shpenzimeve te detyruara.

Luani
Merkuri nuk do krijoje kushtet e favorshme sot për te dashuruarit dhe nga ana tjetër do i nxite ata te debatojnë me njeri­tjetrin. Dita do jete delikate. Beqaret do jene te pafat dhe nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Financat do jene shume te mira. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do ju mbeten edhe disa para për t’i hequr mënjanë.

Virgjeresha
Dite e mrekullueshme dhe e mbushur me kënaqësi pa fund kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni te bekuar nga yjet ne çdo moment. Beqaret do kenë një dite plot angazhime dhe nuk do kenë mundësi për te dale neper takime. Financat do jene ne një gjendje me te mire se kohet e fundit, por ende nuk është koha për te bere investime te tejskajshme.

Peshorja
Do jeni mjaft ne humor gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do përgatisni surpriza pa fund për partnerin. Shpeshherë do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret do qëndrojnë serish te vetmuar dhe do e vuajnë tej mase këtë. Mos e fajësoni gjithë kohës veten për gjendjen delikate te financave, por mundohuni te gjeni nga një zgjidhje.

Akrepi
Dite shume e turbullt dhe e mbushur me mosmarrëveshjet te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar. As beqaret nuk do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane kohe qe e pëlqejnë dhe kjo do i mërzitë. Jupiteri do iu beje me te organizuar ne planin financiar. Situata do vije duke u përmirësuar.

Shigjetari
Venusi do e mbroje sot jetën tuaj ne çift. Klima do jete e ngrohte dhe ju do jeni mjaft seksuale. Do jeni te kuptueshëm dhe do toleroni mjaft. Edhe beqaret me ne fund do vendosin pak rregull ne jetën e tyre. Tregohuni sa me te hapur ndaj takimeve dhe mund te ndeshni personin e ëndrrave. Projekti qe kishit menduar për te përmirësuar financat do te realizohet.

Bricjapi
Jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar. Iu jeni nder ata qe i jepni një rëndësi te madhe asaj dhe e gjeni kohen kurdoherë. Do ndiheni mire sot. Edhe jeta e beqareve do jete me e animuar. Do keni takime interesante te cilat mund t’iu ndryshojnë rrjedhën e gjithçkaje. Mos e lini zgjedhjen e problemeve financiare për me vone, merruni sot sepse situata mund te ndërlikohet.

Ujori
Gjate kësaj dite do flisni për disa tema delikate me partnerin tuaj. Ai do iu kuptoje dhe do iu mbështesë ne gjithçka. Edhe ata qe kane pasur probleme do mund te vendosin paqen. Dita për beqaret do jete shume e këndshme. Do keni takime interesante me persona qe ia vlen te krijoni një lidhje. Financat do jete te qëndrueshme, por gjithsesi nuk është momenti i duhur për te bere transaksione.

Peshqit
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni vesh për çdo gjë me personin qe keni ne krah dhe priten veç gjera te mira te ndodhin. Për beqaret do ketë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Financat do jene mjaft delikate. Do ju duhet durim dhe mund për ta stabilizuar situatën sa me pare.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button