Dhunimi i mjekut të spitalit të Durrësit, publikohen pamjet e kamerave të sigurisë

Këto janë pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së spitalit të Durrësit. I përkasin datës 22 gusht kur një mjek është goditur nga i afërmi i një pacienti.

Djaloshi që po i drejtohet mjekëve është 23 – vjeçari Jurgen Hoxha. Pamjet tregojnë se ai fillimisht e kap nga krahu mjekun Anton Ndoj, orvatet ta tërheqë, ndoshta drejt dhomës ku ishte shtruar i afërmi i tij. Teksa has në rezistencën e mjekjut, i riu e shtyn atë me më shumë forcë, e përplas në mur dhe dhe e tërheq sërish me forcë. Mjeku shpëton falë ndërhyrjes së një qytetari, punonjesit të sigurisë dhe një gruaje veshur me uniformë të bardhë.

Mjeku Anton Ndoj, u përfshi fillimisht në një debat me babain e Jurgenit, Adriatik Hoxhën, 49 vjeç, që kishte dërguar në urgjencë të atin e tij. Policia tha se motivi i konfliktit lidhet me faktin që mjeku i ka kërkuar shtetasit Adriatik Hoxha të blejë një katater pasi spitali nuk dispononte.

Hoxha ka reaguar me nervozizëm ndaj kësaj kërkese, duke i thënë mjekut se pajisjen duhet ta siguronte spitali, sepse ai nuk kishte mundësi. Më pas ngjarja ka marrë rrjedhën e dhunës fizike.

Pas këtij veprim Jurgen Hoxha është larguar nga spitali dhe prej një jave rezulton i shpallur në kërkim.

Lajme të ngjashme

Back to top button