Ademi flet për qëndrimet e BDI-së për ndryshimet e modelit zgjedhor

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi nuk komentoi konkretisht qëndrimin ndryshe të nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e partisë së tij Rafis Aliti për modelin zgjedhor. Megjithatë Ademi theksoi se edhe brenda BDI-së ka debat nëse duhet të kërkojnë mbetjen e sistemit aktual me 6 njësi zgjedhore por me lista të hapura, siç ishte qëndrimi fillestar i BDI-së, ose kalimin në një njësi zgjedhore gjithashtu me lista të hapura, siç kërkonte Aliti, njofton Alsat-M.

Sipas Ademit, gjatë zgjedhjes së modelit zgjedhor duhet pasur kujdes që të mos rrezikohet shumica e Badenterit në Parlament, respektivisht numri i deputetëve shqiptarë të jetë më i madh se deputetët e përkatësive të tjera etnike jo-shumicë.

“Kur flitet për njësitë zgjedhore dhe veçanërisht numrin e deputetëve dhe cili do të ishte i favorshëm, duhet të kemi parasysh historikun, dhe duhet të kemi parasysh edhe një aspekt tjetër, e ajo është shumica e dyfishtë. Që do të thotë se në cilindo sistem, ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos e rrezikojmë shumicën e dyfishtë, veçanërisht shqiptarët të mos rrezikojnë që të jenë më pak se sa bashkësitë e tjera më të vogla etnike të prezantuara në parlament, sepse kjo do të rrezikonte shumë procese që kanë të bëjnë edhe me Marrëveshjen e Ohrit, por edhe me të drejtat etnike”, u shpreh Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Pse nuk flet per situaten e arsimit Shqip….. dhe testin denigrues ekstern qe u imponohet nxenesve dhe arsimtarve….

Back to top button