Maqedoni, kërcënohet me jetë gazetarja

Gazetarja Jordanka Ivanovska në profilin e saj në Fejsbuk, njoftoi se ka marrë kërcënime me vdekje për shkak të komenteve të saja kritike shumë të lexuara në Fejsbuk, transmeton Telegrafi.

“15 vite karrierë si gazetare kam marrë kërcënime të ndryshme, por kurrë nuk kam marrë kërcënime me vdekje për mua dhe familjen time. Kërcënuesit sonte, kriminelët ‘grujovite’ dhe “fëmijët e Mijallkov”, pasi ata mburren me këto emra, kanë qenë kundër aktivistëve për të drejtat e kafshëve, të policisë dhe gazetarëve. Shikoni, nuk ua kam frikën. Unë as që kam kërkuar ndihmë, sepse nuk kam nevojë. Edhe pse kam vënë re se nuk jam ndihmuar nga askush. Ose të paktën të më pyesni nëse diçka duhet. Me disa si ju edhe vet mund të merrem. Unë do të ‘pështyj’ karrierën time gazetareske nëse lejoj idiot si ju të më tregoni çka duhet të bëj’, ka shkruar Ivanovska mbrëmë në profilin e saj në Fejsbuk.
Ivanovska bëri publike rastin ku një kalë i keqtrajtuar ishte hedhur para oborrit të një shkolle fillore në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button