Akuza penale për tre shkupjanë për vjedhje të rëndë

Departamenti i punëve të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër personave K.I. (38), J.S. (19), dhe një të mitur 16 vjeçar nga Shkupi për kryerje të veprës penale të “vjedhjes së rëndë”.

Në 15 gusht në stacionin policor të Gazi Babës, viktima R.S. (73) nga Shkupi e raportoi vjedhjen e kryer në shtëpinë e tij. Siç njoftohet nga ministria e brendshme, nga shtëpia e tij janë vjedhur 17,500 euro.

Tre shkelësit e kishin marrë vesh se ku i mban paratë viktima dhe i kishin hyrë në shtëpi përmes dritares së kuzhinës rreth orës 8:30-9:30 kur R.S. nuk ka qenë në shtëpi.

Shkelësit e kanë pranuar akuzën dhe nga ta janë marë 14,680 euro të cilat janë kthyer te R.S., ndërsa 2,820 eurot e tjera ata i kanë shpenzuar në kafene dhe kumar, si dhe për të mbuluar borxhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button