Së bashku në një sofër

Dita e shtunë (29. Gusht, 2015), në ora 12, në hotelin Scardus te Kodra e Diellit, do të zhvillohet tryeza e rrumbullakët me temën:

“Dilemat për sistemin dhe modelin zgjedhorë nga këndvështrimi i interesit politik të shqiptarëve në Maqedoni”

Ndjehem i nderuar që organizatorët e kësaj tryeze më kanë besuar që unë të jam moderatori i këtij debati në mbështetje të koordinatorëve të këtij forumi.

Pjesëmarrës do të jenë ekspertë, profesorë të fakulteteve juridike të USHT-së dhe UEJL-it, përfaqësues nga të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, si dhe figura tjera publike.

Edhe një herë për mes mediave do të keni rastin të ndiqni performimin e Abdylmenaf Bexhetit, çka mendojnë profesorët universitarë dhe ekspertë të kësaj fushe, çka mendon Bilall Kasami, Nexhat Bexheti, Imer Selmani, Naser Zyberi e Ismet Ramadani, çfarë grafikonësh do të sjellë Izet Zeqiri, çfarë kritike ka Xhevdet Hajredini, çfarë tabelash do të sjellë Mahi Nesimi, çfarë komparimi do të bëjë Muhamed Halili, çfarë mendon Flakron Bexheti e prof. Ibish Kadriu dhe çfarë mendojnë publicisti Nijazi Muhamedi dhe analistë të tjerë politik.

Madje, cili do të jetë argumentimi dhe artikulimi politik e shkencor i përfaqësuesit të BDI-së, PDSH-së, PPD-së, Lëvizjes BESA, LR-PDSH-së, DR-së dhe RDK-së.

Zgjoheni kureshtjen tuaj, se a do të freskojë këtë temë të nxehtë flladi në hotelin Scardus në Kodër të Diellit.

Kjo tryezë do të del me konkluzionet përkatëse politike dhe shkencore.

Debati do të zhvillohet në frymën e respektimit të secilit personalitet pavarësisht nga mendimi i tij.

Shqiptarët nuk kërkojnë modele për të sunduar dikënd, por për të barazuar shenjtërinë e votës dhe dinjitetin e votuesit shqiptar, në këto kohëra dhe këto rrethana.

Ju mirëpresim,

Na ndiqni.

Lajme të ngjashme

Back to top button