Mavraj kthehet nga lëndimi

Operacioni në gju dhe patericat që e ndihmonin për të ecur i takojnë së kaluarës. Tani mbrojtësi shqiptar ka filluar sërish stërvitjet me skuadrën e F.C. Köln.

Ai nuk harroi të faleminderoj përsëri zotin. Në rjetin social Facebook ai shkruante  “Hapat e parë ne fushë!! Zoti i ka dhënë njeriut kohën, por për nxitim ai nuk ka folur”

Ndërkohë, për mediat lokale në Këln, kuqeziu zbuloi se faza e rehabilitimit po ecën mjaft mirë.

“Gjuri nuk më krijon shqetësime. Çdo gjë është shkëlqyeshëm. Pas disa javëve që ecja vetëm me ndihmën e patericave, nisa gradualisht stërvitjen në palestër. Tani po kryej vrapime si pjesë e rikuperimit”.

Mbrojtësi nuk e ka përjetuar keq ndërhyrjen kirurgjikale, përkundraz mbetet pozitiv dhe nuk nguron të bëjë batuta.

“Është një ndjesi e pazakontë, por zbavitëse. Stresi nuk është ai i momenteve të para të dëmtimit. Kam nisur ta ndjej sikur këmba është sërish e imja. Nuk ka ende një afat për rikthimin në fushë, por unë i pyes mjekët dhe fizeoterapistët çdo dy minuta. Ata natyrisht e kanë një datë, por nuk ma tregojnë”

Stafi i Kombëares shpreson që mbrojtësi të jetë i gatshëm për ndeshjet e muajit Tetor kundër Serisë dhe Armenisë, sepse pas operimit në gju Mavraj nuk do mund të jetë i gatshëm për dy sfidat vendimtare të Shtatorit përballë Danimarkës dhe Portugalisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button