Hapet Qendra Tregtare “ETC” në Gostivar

Në mënyrë solemne dhe në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, presidentit të kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, ambasadorëve të Kosovës dhe Shqipërisë, Ylber Hysa dhe Fatos Reka, deputetëve të zonës, funksionarëve qendror dhe lokal, si dhe shumë mysafirëve të ftuar nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe shtetet e tjera të rajonit, në Gostivar është bërë hapja e Qendrës Tregtare “ETC”, investim ky i kompanisë së mirënjohur kosovare “Elkos Group”.

Me këtë rast, kanë mbajtur fjalim, kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, presidenti i kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi dhe këshilltarja shtetërore për promovimin e eksportit dhe marketingut Dijana Toska.

Objekti është mbi 6000 m2 dhe do të shërbejë për shitjen e artikujve nga të gjitha kategoritë, si ushqimore, për pije, higjienë, produkte për shtëpi, tekstil, veshmbathje, teknikë, mjete pune, lodra dhe shumë kategori të tjera. Brenda kohës, kompania pritet të hap edhe qendrën grumbulluese për produktet ushqimore, pemë dhe perime.

Kompania “Elkos” me qendër në Prizren të Kosovës, funksionon nga viti 1990. Kjo kompani aktualisht ka shtrirje në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. Nga viti 2000, kompania filloi shkëmbime tregtare edhe me shtetet e Evropës.

Hapja solemne e QT "ETC", Gostivar
Hapja solemne e QT “ETC”, Gostivar
Hapja solemne e QT "ETC"
Hapja solemne e QT “ETC”, Gostivar

Lajme të ngjashme

Back to top button