Messi apo Çollaku – shikoni golat e ministrit kosovar në ndeshjen BE-Ballkan (Video)

Falë fanellës së ngushtë të referit, Ivica Daçiq ka fituar epitetin e pjesëmarrësit më interesant të ndeshjes. Ballkanasit kanë fituar kundër Evropianëve me rezultat 4:2, ndërsa në ekipin e evropianëve më i shkathëti ishte ministri i punëve të jashtme të Austrisë.

Falë shkathtësive të Thaçit i cili asistoi në tri gola, dhe aftësive të Gruevskit që nuk humbte rastin për ta futur topin në rrjetë ballkanasit arritën të mundin evropianët.

Në stadiumin e kampionit të shumëfishtë të Austrisë, mbrëmë është zhvilluar ndeshja “historike” në mes të ekipit të “BE”-së dhe “Anëtarëve të ardhshëm”, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që përfundoi me fitore bindëse të ballkanasve me rezultat 4:2.

Në këtë ndeshje, shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi ishte asistues i dyfishtë, derisa ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku shënues i dyfishtë.

Çollaku, siç mund të shihet edhe në video, ka treguar se di të luaj mirë futboll. Dy golat tjerë për ballkanasit i ka shënuar kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button