Humb jetën 26 vjeçari në fabrikën “Kemet Elektronik Maqedoni”

Gjatë tentimit për të riparuar një defekt të njërës nga makineritë e fabrikës për prodhimin e kondensatorëve, “Kemet Elektronik Maqedoni” ka ndodhur një aksident. Makina është rrëzuar dhe ka rënë mbi trupin e njëzet e gjashtëvjeçarit, ku si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në qarkun e zonës industriale “Bunarxhik”. Në ndërkohë policia ka bërë të ditur se i aksidentuari është Daniel T. (26) nga Shkupi.

Pas aksidentit në vend ngjarje ka arritur SPB-Shkup, për ta kryer ekspertizën, ndërsa me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë i është dorëzuar mjekësisë ligjore për ta bërë autopsinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button