Përurohet vepra ‘Histori e një festivali prestigjioz’ nga Arben Jajaga

Në Qendrën për kulturë në Dibër, para dashamirëve të artit të shkruar  u përurua vepra “Histori e një festivali prestigjioz” të autorit Arben Jajaga.

Në librin e autorit Jajaga, vihet në pah një dekadë e Teatrit Shqiptar në Maqedoni, libër i ndarë në dy kapituj ku përfshihen dhjetë edicionet e Festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”.

Sipas recensentit të librit  Salajdin Saliu  kjo vepër  ka intervista dhe opinione të njerëzve të skenës, ku erdhën në shprehje rryma të ndryshme teatrore që prezantuan pjesë nga ato klasike deri ne teatrin alternative. 

“Për çdo vit defiluan dhe aktruan aktorë të moshave të ndryshme, ku në të njëjtën skenë teatrore  nga hapësirat gjithshqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia  u prezantuan pjesë dhe trupa të ndryshme teatrore”, potencoi Saliu.

Dibrani, Arben Jajaga për të dhjetë edicionet e Festivalit ka botuar libra ku janë përfshirë të gjitha dramat, komeditë, tragjeditë, dramë me monolog dhe intervista nga artistët shqiptar si Drita Pelingu, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka, Kadri Rroshi, Roland Trebicka dhe shumë aktorë të tjerë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button