Për supremacinë e ‘Zajednicës’ mbi Republikën

Gjithçka si e tillë kishte filluar edhe me ‘Republika Srpska’ në Bosnjë: nga ‘Bashkësia e Komunave Serbe të Krahinës së Bosnjës’, duke u shpallur më pas njëra pas tjetrës ‘rajone autonome serbe në BH’, duke vazhduar me ‘referendumet e organizuara’ nga ‘Asambleja e popullit serb të Bosnjës’ që deklaron pavarësinë e rajoneve serbe të përmbledhura në ‘Republika Srpska’, si një etnitet e organizim politik të pavarur në Bosnjë, duke e pamundësuar kësisoj funksionimin e Bosnjës si një Shtet normal.

Tregimi i Bosnjës fatkeqësisht po vazhdon me Kosovën përmes ‘Zajednicës’, që në Marrëveshje na paraqitet herë si asociacion, herë si bashkësi e herë si OJQ, që në të vërtetë nuk është asnjëra prej tyre, veçse një parapërgatitje terreni për një organizim të ri politik të serbëve në Kosovë, që është asimetrik për Kosovën, është rrënim i Republikës, veç asaj dhunim i sakrificës për liri e pavarësi, përpjekjeve të pashuara për një shtet të barabartë për të gjithë. Është epërsi e një komuniteti të vetëm ndaj të gjitha komuniteteve tjera në Kosovë.

Kjo ‘Zajednicë’ nuk i afron ‘refuzuesit e Republikës’, veç e thellon ndarjen dhe urrejtjen.
Përsëritja e tregimit i Bosnjës me Kosovën duhet të ndërpritet, e ne duhet të jemi më se aktiv, duke refuzuar tërësinë e saj, edhe si parim edhe si praktikë, ne do ta kundërshtojmë jetësimin e saj në secilin rast.

Lajme të ngjashme

Back to top button